Ndonëse nuk kanë kaluar ende 24 orë nga projekti më i fundit muzikor i Encës dhe Don Xhonit, ‘Break Down’, kënga numëron më shumë se 1 milion klikime në kanalin e ‘Youtube’. Përveç kësaj kënga është kthyer në një trend brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.
‘Break Down’ është renditur në vendin 17-të në videot trend në mbarë botën.
“Jo po lajme fallco, jo po s’ka me dhez. Jemi në trend botëror kështuqë prekni ndonjë gjë me dorë”, ka shkruar Enca krah postimit të fundit në ‘Instastory’.
Kujtojmë se fansat e Encës dhe Don Xhonit e kanë shpërndarë gjerësisht këngën e dyshes në rrjetet sociale, duke treguar dhe se i ka pëlqyer shumë ajo./revistawho.com