Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë një nga çiftet më të përfolur së fundmi. U tha se dyshja i kishte dhënë fund marrëdhënies për shkak se nuk ndiqeshin në rrjete sociale, mirëpo ata vërtetuan menjëherë të kundërtën duke u nisur për pushime së bashku. Ata kanë zgjedhur Turqinë dhe resortet e saj luksoze, nga ku kanë ndarë shumë momente. Disa minuta më parë, Eros ka publikuar një foto ku përshkruan vendin në të cilin ndodhen. “Vend i mrekullueshëm për t’u relaksuar dhe trajnuar”, shkruan ai, por vëmendjen e ka marrë komenti i Oriolës. “Dhe dashuri”, ia kthen modelja. Me sa duket dyshja po kalon momente mjaft romantike pranë njëri-tjetrit dhe kanë hedhur posht zërat për një krizë mes tyre.
https://www.instagram.com/p/CDRF8V5hI3V/?igshid=16wmdw2zdym9c