Pak ditë më parë mediat turke bënë të ditur se aktorja Hande Erçel është ndarë nga partneri i saj Murat Dalkiliç. Lajmin e konfirmoi edhe vetë aktorja turke e cila vazhdon të ruajë respekt për këngëtarin. Sot mediat turke kanë zbuluar se arsyeja e ndarjes së çiftit ka qenë dëshira e Muratit, 36 vjeç për tu bërë baba. Ai i ka kërkuar Handes të bëhen me fëmijë, por aktorja nuk ka pranuar. “Nuk mendoj ende të bëhem mama edhe për ca kohë”- i është përgjigjur ajo. Çifti kanë pasur shumë argumenta dhe kanë vendosur të ndahen. 26-vjeçarja është shprehur se është ende herët për tu bërë nënë pasi tani ajo është në kulmin e karrierës. Murat madje kishte menduar t’i propozonte për martesë Handes por planet nuk shkuan siç ai mendonte.