Me postimet e fundit, reperi i njohur kosovar, Mozzik ka treguar se ka nisur të merret prej disa kohësh me alpinizëm.
Ai ka ndarë në llogarinë e tij disa foto nga ngjitja e fundit në majën e Lubotenit me një gjatësi prej 2498 m.
Nga pamjet duket se Mozzik e ka shijuar shumë këtë eksperiencë krah miqve të tij, në fotot ku nuk ka munguar dhe hapja e flamurit shqiptar.
Me siguri në javët në vazhdim Mozzik do të vazhdojë të vizitojë vende të tjera, duke ndryshuar kështu dhe rutinën e tij.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë reperi publikoi albumin e fundit muzikor, i cili si çdo projekt tjetër i tij u komentua gjerësisht dhe u prit mjaft mirë nga fansat./revistawho.com