Michelle Obama ka zgjedhur si përherë fjalët më të ndjera për të uruar bashkëshortin e saj në ditën e lindjes.
“Gëzuar ditëlindjen djalit tim të preferuar. Kjo shkon për të gjitha ditët e mira, qiejt blu dhe aventurave të reja që na presin”, ka shkruar ish-zonja e parë krah fotos me Barack dhe dy vajzat e tyre.
Fansat e kanë uruar gjithashtu ish-Presidentin e Amerikës në komente, duke shfaqur hapur dashurinë që gëzojnë për të.
Kujtojmë se në intervistën e fundit përballë njëri-tjetrit, Michelle ka treguar se ka qenë mënyra se si Barack e mendonte jetën dhe vizioni për të që e bënë të dashurohej./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CDd_BMrA0hW/?igshid=1n1m4i8bk6vfh