Pas suksesit të madh me projektin muzikor ‘Panorama’, duket se këngëtari i njohur, Ardian Bujupi ka vendosur të sjellë një tjetër këngë për fansat e tij.
Ai ka ndarë në llogarinë e tij disa foto të ndryshme krah të cilave ka shkruar: “Është koha për këngën tjetër?”.
Bujupi nuk ka zbuluar asnjë detaj nëse do të vijë me një tjetër bashkëpunim apo do të jetë vetëm kësaj here, ndonëse fansat janë tepër kureshtarë rreth projektit të radhës që ai do të sjellë.
Kujtojmë se deri më tani ai ka bashkëpunuar me këngëtare të njohura të skenës shqiptare si Elvana Gjata apo Xhensila Myrtezaj, projektet me të cilat janë kthyer menjëherë në hite./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CDoB1Qqs6mU/?igshid=txuxo5nzw0xi








