Në ditëlindjen e tij të 60-të aktori u njohur, Antonio Banderas ka rezultuar pozitiv me ‘Covid-19’.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një statusi në llogarinë në ‘Twitter’, ku shkruante: “Dua të shtoj se jam relativisht mirë, thjesht pak më i lodhur se zakonisht, dhe kam besim se do të shërohem sa më shpejt sipas indikacioneve mjekësore. Do ta shfrytëzoj izolimin për të lexuar, shkruar dhe pushuar, si dhe do të vazhdoj të bëj plane për t’i dhënë kuptim të 60-tave, tek të cilat mbërrij me shumë dëshirë dhe iluzion. Përqafime të mëdha për të gjithë ju”.
Pas këtij momenti ndjekësit i kanë uruar shërim të shpejtë idhullit të tyre të kinematografisë.
Yje të tjerë të kinemasë janë diagnostikuar më parë me koronavirus përfshirë Rita Wilson, Idris Elba, Mel Ginson etj./revistawho.com