Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit 31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur” 31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Receta nga Renato Mekolli/ Tavë me speca të mbushur

11/08/2020
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Receta nga Renato Mekolli/ Tavë me speca të mbushur

Receta e specave të mbushur me oriz është një nga recetat më të dashura dhe preferuara për shqiptarët! Kjo tavë përbën një vakt të shijshëm me vlera ushqyese dhe është një pjatë shumë e lehtë për t’u përgatitur. Ideale për vegjetarianët!

Përbërësit

8 speca për mbushje





300 gr oriz

200 gr domate për gjellë


100 gr qepë të thata

Lëng mishi

5 thelpinj hudhre

1 tufë majdanoz

Kripë

Piper

Vaj ulliri

 

Udhëzimet

Hapi 1Zgjedhim 8 speca të mëdhenj dhe i lajmë e pastrojmë nga brenda. Një prej specave e ruajmë për ta përdorur si përbërës në mbushje.

Hapi 2Presim bishtin e specave në formën e kapakut dhe jo në pjesën më fundore të tij. Pasi i kemi pastruar, u hedhim pak kripë brenda dhe i vendosim mënjanë.

Hapi 3Presim në kubikë të vegjël qepët, domatet dhe specin. Gjithashtu, presim imët majdanozin dhe hudhrat.

Hapi 4Vendosim vaj ulliri në një tigan për të skuqur qepën. Kur qepa nis të marrë një ngjyrë të artë, shtojmë kubikët e specit. I përziejmë në tigan derisa të jenë skuqur të dy përbërësit.

Hapi 5Shtojmë domatet dhe i lëmë me përbërësit e tjerë në zjarr të ulët.

Hapi 6Kur të ketë marrë trajtën e një salce të lidhur, shtojmë orizin, kripën, piperin, majdanozin dhe hudhrat. I përziejmë bashkë dhe më pas i heqim nga zjarri.

Hapi 7Marrim një tavë dhe e lyejmë me pak vaj. Nisim mbushjen e specave me masën e përgatitur në tigan.

Hapi 8I vendosim specat në tavë dhe u hedhim sipër pak lëng mishi ose pak ujë dhe vaj. Tavën e vendosim për t’u pjekur në furrë në temperaturën 200 gradë dhe e lëmë të piqet për 30 minuta.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Next Post
Baby Gee ka një këngëtare shqiptare të preferuar: Gjithmonë të kam dashur

Baby Gee ka një këngëtare shqiptare të preferuar: Gjithmonë të kam dashur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera