Nga recetat e salcave, salca me avokado është nga më të pasurat në vlera ushqyese, e lehtë dhe e shijshme! Fantastike për të shoqëruar perime të skuqura apo të skarës apo çdo ushqim meksikan si burrito, quesadillas, nachos dhe taco.
Përbërësit
2 avokado
400 gr kos
20 ml vaj ulliri
2 gr kripë
2 limona
Udhëzimet
Hapi 1Marrim avokadon dhe e presim në mes. E pastrojmë duke i hequr lëkurën dhe bërthamën, dhe e vendosim në një enë.
Hapi 2Marrim limonat dhe i shtrydhim. Lëngun e 2 limonave e hedhim tek avokado.
Hapi 3Në enën me avokado dhe limon shtojmë kosin, vajin e ullirit dhe kripën.
Hapi 4I vendosim në blender dhe i përziejmë të gjitha produktet, derisa të bëhet një masë kremoze. Më pas e kalojmë në një sitë dhe e kemi gati për ta shërbyer.