Luana Vjollca ka korrur një tjetër sukses me bashkëpunimin e saj me këngëtarin spanjoll, Jay Santos. Brenda 24 orëve kënga “Locos” ka tejkaluar shifrën e 1 milion klikimeve në “Youtube”. Sikur të mos mjaftonte kjo, Luana ka marrë edhe “bekimin” e një nga stilistëve më të mëdhenj në botë, gjermanit Philipp Plein i cili ka ripostuar në Instagramin e tij klipin e bukuroshes bjonde. Disa nga veshjet e shtrenjta në klipin e “Locos” janë nga Plein. Ky êshtë bashkëpunimi i dytë ndërkombëtar për Luanën qê po rezulton një sukses, pas atij me Faydee një vit më parë./revistawho.com