Në vetëm pak javë, Katy Perry pritet të bëhet nënë për herë të parë me fëmijën e saj të parë.
Këngëtarja e ka zbuluar gjininë e bebit duke treguar se është në pritje të një vajze, ndërsa së fundmi e emocionuar ka ndarë me ndjekësit e saj edhe dhomën ngjyrë rozë të saj.
“Do t’ju tregojë pak dhomën e bebit. Gati? Vetëm pak, vetëm diçka të vogël. Kam varur disa rroba në mur, është një dhomë e vogël rozë”, ka pohuar Katy gjatë videos.
Në një interviste me ‘Et Canada’, Katy zbuloi që emri pas të cilit është fiksuar deri më tani është Harley, por nuk dihet ende nëse Orlando është dakort me të.
Ajo ka pohuar gjithashtu se dëshiron të ketë shumë fëmijë të tjerë./revistawho.com
https://twitter.com/perrylegion/status/1295093649550848000?s=20








