Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Intervistë me Songylin dhe Kaderin/ Si është marrëdhënia jonë jashtë serialit “Lule të vetmuara”

19/08/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Intervistë me Songylin dhe Kaderin/ Si është marrëdhënia jonë jashtë serialit “Lule të vetmuara”

Dy aktoret Gokçe Akyildiz dhe Çagla Irmak tashmë janë shumë të njohura në vendin tonë falë roleve të tyre në serialin shumë të ndjekur “Lule të vetmuara”. Dy vajzat në serial janë mikesha shumë të ngushta dhe “Revista who” ju sjell sot një intervistë të tyre së bashku.





Si është marrëdhënia juaj jashtë xhirimeve?
Songyl: Mendoj se arsyeja pse njerëzit e duan shumë serialin është miqësia e ne të pestave. Ne jemi mikesha shumë të mira edhe jashtë serialit.
Kader: Kur nisa këtë serial mendova se duke qenë pesë vajza do kishim xhelozi, por në fakt nuk jemi zënë asnjëherë. Ndonjëherë qeshim në xhirime.

Na tregoni më shumë për njëra-tjetrën
Songyl: Kader është shumë energjike, por shumë e matur. Ajo është si mikesha dhe motra ime. Kur ajo mërzitet, mërzitem dhe unë. Ajo është rritur në sheshxhirime që në moshë të vogël.
Kader: Songyl më ka dhënë këshillat më të mira. Më ka ndihmuar shumë sepse në fillim nuk dija si të veproja. Ajo i ngjan shumë rolit të saj në serial.


Si ndikojnë tek ju rolet që luani?
Songyl: Kur mbaroj punën, unë rikthehem në shtëpi vetvetja. E gjitha është profesionale. Por ndonjëherë kur xhirojmë ndonjë skenë përfshihem në atë moment dhe prekem.
Kader: Përpara se të fle gjumë unë mendoj sesi do të ndihesha nëse nuk do kisha prindërit, ashtu si vajzat e jetimores. Unë prekem kur vajzat qajnë dhe qaj gjithashtu.

Ju keni nisur të aktroni në një moshë të re. Çfarë do të thotë kjo për ju?
Kader: Ka qenë ëndërr e imja që nga fëmijëria sepse mamaja ime është aktore. Qëndroja në prapaskenë dhe prisja të më merrnin dhe mua në skenë. Nuk ndodhte dhe qaja. Kur më pyesnin pse qaja i thoja “Dua të jem në skenë”. Nuk e mendoj dot veten në një punë tjetër.
Songyl: Babai im kishte një dyqan ndërsa nëna ishte shtëpiake. Kur i thashë që dua të bëhem aktore, asnjëri nuk më besoi. Nuk doja asgjë tjetër, vetëm të aktroja. Ishte një vendim që e mora në moshën 5-vjeçare dhe nuk jam penduar kurrë. Mendoj se ndihem e plotësuar. Nëna ime akoma nuk e pranonte dot, kurse babai im tani është fansi im më i madh.

Cila është arsyeja e suksesit të këtij seriali?
Kader: Suksesi vjen nga të qenit real dhe me një histori aspak të zakonshme.
Songyl: Ne të gjithë kemi besuar tek kjo punë. Kasti është shumë i mirë. Suksesi vazhdon në çdo sezon./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Next Post
Nga një sezon i gjatë, Fjoralba Ponari zgjedh dy veshjet e saj më të preferuara

Nga një sezon i gjatë, Fjoralba Ponari zgjedh dy veshjet e saj më të preferuara








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera