Aktori turk Erkan Kolçak Kostendil, i njohur si Vartolu në serialin “Çukur”, muajin e kaluar u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij aktorja Cansu Tosun solli në jetë një djalë dhe çifti i vendosi emrin Marsel. Deri më sot ata ishin kujdesur të mos ja tregonin në publik portretin vogëlushit, por Erkan e ka thyer këtë rregull. Aktori ka publikuar disa foto ku shfaqet duke e mbajtur në krah të birin teksa e prezanton me fansat e tij në Instagram. Menjëherë në foton e aktorit kanë nisur komentet dhe urimet e shumta që i urojnë jetë të gjatë vogëlushit. Mes komenteve dallohen edhe urimet nga aktorë të njohur, koleg të Erkanit.