Seti i fundit i fotove e ka klasifikuar këngëtaren, Rovena Stefa në krye të lajmeve rozë. Foto ku nxjerrin në pah jo vetëm linjat e rregullta të Rovenës, por edhe një element tjetër të bukur në trupin e saj siç janë tatuazhet. Duket se janë tatuazhe të mëdhenj, por me një domethënie të veçantë për këngëtaren. Në një intervistë për ‘Bluetooth’ ajo ka thënë se është krenare për trupin e saj. E pyetur në lidhje me dashurinë, këngëtarja është shprehur se do të pranonte edhe një partner të varfër për të kaluar jetën, por me kushtin që të kishte zemrën e madhe. “Pse jo? Po të ketë zemër të pasur”, thekson Rovena.