Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja shqiptare, Gili ka publikuar projektin e saj më të ri “Beso”. Videoklipi është i realizuar plot ngjyra dhe me siguri do të pritet mjaft mirë nga fansat e këngëtares. Mirëpo kjo këngë ka edhe një të veçantë. I gjithë projekti është punuar nga familja e saj. Teksti dhe muzika janë krijuar nga bashkëshorti Ilir Berani, teksa pjesa e produksionit nga djemtë e artistes të cilët kanë hapur studion e tyre Berani Music.








