Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Miss Universe Albania & Kosovo”, rikthehen në skenë si prezantuese Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi

30/08/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
“Miss Universe Albania & Kosovo”, rikthehen në skenë si prezantuese Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi

Në datë 18 shtator pritet të mbahet mbrëmja gala e ‘Miss Universe Albania & Kosovo 2020’ në orën 20:00 në ambientet e ‘Adorions Palace’.
Kjo mbrëmje pritet të bëjë bashkë më të bukurat e Shqipërisë dhe Kosovës për të kurorëzuar më pas vajzat që do të përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën në kompeticionin ‘Miss Universe’.
Drejtimi i mbrëmjes gala i është besuar dy modeleve të njohura shqiptare, Adrola Dushit dhe Xhesika Berberit, të cilat do të bëhen bashkë me moderatorin Alaudin Hamiti në këtë rrugëtim që me siguri do t’i ngjallë shumë kujtime.
Dy bukuroshet shqiptare do të jenë moderatoret e mbrëmjes që do të sjellë shumë surpriza për audiencën, midis tyre dhe performanca me muzikë ‘live’ nga artistët e njohur si Ledina Çelo, Flori Mumajesi, Bruno, Anxhela Peristeri, Xheni Hasanaj, Mateus Frroku dhe Klajdi Haruni.
Kujtojmë se si Berberi ashtu edhe Dushi e kanë fituar këtë kompeticion, përkatësisht në vitet 2011 dhe 2012, duke u zgjedhur si vajzat më të bukura shqiptare, e për të vazhduar më pas karrierën si modele në Amerikë. Berberi ka qenë edhe më herët drejtuese e spektaklit “Duartrokitje” në “Agon Channel”, ndërsa Dushi ka drejtuar edicionin festiv të programit “Mirage” në Kosovë.
Ndër emrat që kanë përfaqësuar Shqipërinë në ‘Miss Universe’ ndër vite kanë qenë dhe Angela Martini, Anisa Kospiri, Eralda Hitaj etj. Përfaqësuesja e fundit e tij ka qenë Cindy Marina vetëm 1 vit më parë./revistawho.com






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Next Post
Who Likes Tirana, personazhet e famshëm bëhen qullë në luftën me ujë

Who Likes Tirana, personazhet e famshëm bëhen qullë në luftën me ujë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera