Me hyrjen e shtatorit, të gjithë janë kuriozë se si do të vazhdojë moti. Në një lidhje direkte me News 24 meterologia Adiola Bani ka treguar se si do të jetë moti në ditët në vazhdim.
Shtatori do të nisë me shi. Të martën e nesërme priten vranësira dhe reshje shiu në gjithë vendin. Temperaturat do të ulen. Kurse ditën e mërkurë dhe të enjte temperaturat do të rriten sërish. Të premten rikthehen vranësirat.
Megjithatë sipas Banit, 15 ditëshi i parë i shtatorit nuk do ketë temperatura normale. Ato do të jenë 7-8 gradë mbi normalen për vjeshtën. Do të arrijnë deri në 35-36 gradë.