Deri më tani të gjithë individëd që kanë kaluar virusin ‘Covid-19’ kanë të drejtën të ndihmojnë të infektuarit e rinj duke dhuruar plazmën pasi organizmi i tyre ka formuar antitrupa.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale gazetarja e njohur, Iva Tiço ka treguar se ka bërë testin nëse e ka kaluar virusin për t’i ardhur në ndihmë të infektuarve aktualë.
Ajo ka treguar se testi ka dalë negativ, megjithatë i ka bërë thirrje të gjithë atyre që mund të ndihmojnë të tjerët.
“Sipas analizës unë nuk e kam kaluar Covid-19, pra nuk kam antitrupa. Nëse do të kisha do kisha dhuruar plazmë, me vrap siç dhuroj edhe gjak herë pas here. Është një gjë shumë e thjeshtë, bëni një gjest të mirë”, ka shkruar Tiço krah postimit të saj.
Me siguri kjo thirrje do të ndërgjegjësojë shumë individë që tani e kanë kaluar virusin dhe mund të ndihmojnë ata që kanë më shumë nevojë në këto momente./revistawho.com