Arbana Osmani është jo vetëm një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, por edhe ndër personazhet më frymëzues. Arbana na frymëzon jo vetëm të gatuajmë me postimet e saj ku tregon recetat e shijshme, por gjithashtu merr vëmendje edhe me stilin e saj. Në postimet e fundit Arbanën e kemi vënë re gjithnjë e më shumë me një model flokësh që ia vlen ta themi i shkon shumë. Mesa duket kapja e flokëve gjysmë dhe me një kordele është kthyer në të preferurën e Arbanës. Moderatorja duket shumë lozonjare me këtë pamje dhe vërtet shumë e ëmbël./revistawho.com