Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, në një nga rubrikat e emisionit të tij ‘E diela shqiptare’ është transofrmuar në një lypës. Ai e ka bërë këtë gjë për t’u njohur me ndjesinë e të qënurit lypës dhe pas shumë përbuzjeve dhe ofendimeve ka arritur të marrë 10 lekëshin e tij të parë. “Nëse nuk dëshironi t’i jepni para, të paktën mos i ofendoni” – ka qenë mesazhi i tij.