Morena Taraku njihet për format e saj trupore dhe pasionin që ka për palestrën. Ish-trajneri i saj thotë se ajo do ishte një kampione nëse do vazhdonte të merrej me karate, duke iu referuar potencialit të saj. “Kam patur besim se do të arrinte edhe suksese botërore po të vazhdonte” -thotë ish-trajneri i Tarakut, Sylejman Jetullahu për Kohën Ditore.