Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, u rikthye në muzikë pas shumë vitesh mungesë. Ajo solli një këngë të titulluar “Vetes”, e cila u pëlqye shumë. Por duket se ajo nuk do të ndalet me kaq. Këngëtarja duket se do të vijë me një bashkëpunim kësaj here. Dje Vasjari ka xhiruar një klipi të ri, ku ka etiketuar Irkenc Hykën.
Kënga mban titullin “Trëndafil i bardhë” dhe me siguri do të pëlqehet shumë. Zaimina ka zbuluar edhe një nga veshjet e saj në klip.