Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata gala e “Miss Universe”. Në fund janë zgjedhur dy vajzat që do të përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën në konkursin ndërkombëtar të bukurisë. Blerta Veseli rrëmbeu kurorën si vajza që do të përfaqësojë Kosovën, ndërsa Paula Mehmetukaj do të përfaqësojë Shqipërinë. Kjo mbrëmje pati disa momente kulminante si performanca e artistëve të njohur si Anxhela Peristeri, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno etj. Ky event ju besua moderatoratit kosovar Alaudin Hamiti, i cili në krah kishte dy modelet e njohura, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, të cilat i dhanë një tjetër elegancë skenës.
https://www.instagram.com/p/CFSx8__D3OJ/?igshid=pyizyfom26u7
https://www.instagram.com/p/CFSpdYcjCEC/?igshid=1fk7jpc6r059f