Historia e djaloshit të vogël preku zemrat e të gjithë shqiptarëve, të cilët u bashkuan për të ndihmuar Kristin të operohej, por fatkeqësisht vogëlushi nuk ia doli. Sot ai është përcjellë për në banesën e fundit në fshatin Alarup të Pogradecit, aty ku ai u lind dhe u rrit. Dhimbja e madhe dhe lotët ishin pjesë e pandashme e kësaj ceremonie mortore të djaloshit që luftoi deri në fund, por që zoti e deshi pranë vetes.