Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën 18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm! 18/02/2026
Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo! 18/02/2026
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Për shëndetin e trurit dhe tensionin e gjakut duhet lëngu i panxharit

30/09/2020
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Për shëndetin e trurit dhe tensionin e gjakut duhet lëngu i panxharit

Pirja e lëngut të panxharit rrit qarkullimin e gjakut në tru tek njerëzit

Ky konkluzion tregon se kokrrat e kuqe të panxharit luftojnë kundër uljes së funksioneve të trurit sidomos pas moshës 50 vjeçare, sipas një studimi të fundit.





Rrënja e panxharit përmban përqendrime të larta të nitrateve, të cilat shndërrohen në nitrite në organizëm.

Këto substanca ndihmojnë hapjen natyrale të enëve të gjakut në trup, duke rritur rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenin në zona që nuk kanë mjaftueshëm oksigjen.


Studimet e mëparshme kanë treguar se nitratet zgjerojnë enët e gjakut dhe ulin tensionin e tij.

Por studiuesit thonë se kjo ishte e para herë kur u gjet se nitritet gjithashtu rrisin rrjedhjen e gjakut në tru.

Këto substanca të mira gjenden gjithashtu në përqëndrime të larta në selino, lakër dhe perime të tjera me gjethe të gjelbra si spinaqi

Qarkullimi i gjakut në tru sjell gjykim të mirë

Ka pasur disa studime të famshme që tregojnë se pirja e lëngjeve të panxharit arrin të ulë presionin e gjakut, por AgroWeb.org kërkon t’ju këshillojë se pirja e lëngut në fjalë funksionin njëlloj si pirja e lëngut të limonit kur vihet re rritja e tensionit.

Ka zona në tru që gradualisht fillojnë të dobësohen si pasojë e kalimit të moshës, dhe kjo besohet të jetë e lidhur me mungesën e përqendrimit, vështirësi në gjykim dhe arrin deri në demencë.

Lëngu i panxharit ul presionin dhe tensionin e gjakut

Ekspertët thonë se është përqendrimi i lartë i nitrateve në panxhar janë përgjegjës për përfitimet.

Në një proces të gjatë biologjik, nitratet nga burimet ushqimore si panxharet dhe perimet jeshile me gjethe shndërrohen në oksid nitrik brenda trupit.

Oksidi nitrik pastaj qetëson enët e gjakut dhe zgjeron ato, gjë që ndihmon rrjedhjen e gjakut më lehtë dhe ul tensionin e lartë.

Studimet kanë gjetur reduktime tejet mbresëlënëse në presionin e gjakut deri në 10 pikë në matje tensioni.

Kjo ka ndodhur kur mjekët kanë matur tensionin e gjakut brenda tre orëve nga konsumi i lëngut të panxharit.

Konsumimi i një ushqimi të pasur me nitrate, nga burime natyrore si panxhari dhe perime jeshile me gjethe është një këshillë e mirë.

Sa lëng panxhari duhet të kosumohet në një ditë?

Ekspertët kanë treguar se 1-2 kokrra panxhar në ditë janë më shumë se të mjaftueshme për të siguruar përfitimet e sipërpërmendura.

Një lëng panxhari në mëngjes pas vaktit jep një ndihmesë të madhe. Shtoni 2 karota dhe 2 mollë dhe lëngun e përftuar pijeni me një herë./AgroWeb.org

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
2 vite nga dita e martesës, Vilma Masha publikon foton e rrallë me partnerin

2 vite nga dita e martesës, Vilma Masha publikon foton e rrallë me partnerin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera