Ejlyl torturohet nga Kemali duke ndenjur pa ngrënë e pa pirë. Sadullah vendos ta largojë Songylin nga shkolla që të qëndrojë larg Gynejit dhe e mbyll në shtëpi. Selen gëzohet kur mëson se Songyl do largohet nga shkolla dhe i jep paratë Zehrës. Xhemre ndihet keq që vajzat e paragjykojnë për afrimitetin e saj me Serkanin pas largimit të Ejlylit. Nazan përpiqet të komunikojë me Mesuden por nuk arrin dot të mësojë diçka për shkak të Kemalit. Gynej takon fshehurazi Songylin. Defne i tregon Serkanit se Xhemre e pëlqen atë. Xhemre e turpëruar i thotë Serkanit se ajo e ka pëlqyer dikur por tani dëshiron lumturinë e tij dhe të Ejlylit. Nëna e Mertit nën kërcënim i kërkon Meralit të tërheq çështjen nga gjykata. /revistawho.com