Dyshja e njohur, Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë shijuar xhiron e parë me vogëlushen e tyre, Willa. Çifti vendosi të dalë për shëtitje në natyrë në lagjen e tyre në Los Angeles duke u kujdesur maksimalisht edhe për shëndetin e tyre. Joe dhe Sophie kishin vendosur maska dhe Jonas ishte ai që drejtonte karrocën e të voglës.
Paparacët vendosën t’i kapin menjëherë këto momente dhe kaq mjaftoi që fotot të bënin xhiron e rrjetit.
Kujtojmë se Sophie e mbajti larg vëmendjes së mediave shtatzëninë e saj deri në momentin që e vogla erdhi në jetë./revistawho.com