Gjiko ka qenë i ftuar së fundmi në “NIN”, ku në një prej rubrikave është vendosur përballë bashkëshortes së tij Elitës. Moderatorja e pyeti Gjikon se cili ka qenë një nga të ftuarit që ajo ka pasur më parë në emsion dhe reperi nuk do donte ta ftonte më. Gjiko shprehu se nuk do donte që në emisionin e saj të ftonte Milaim Zekën, pasi sipas tij është shumë i rëndë. Ky i fundit ka reaguar me një intervistë të vjetër të Elitës, duke treguar edhe arsyen pse Gjiko nuk do që moderatorja ta ftojë Milaimin. Asokohe gazetari e kishte ngacmuar moderatoren me fjalët “ISIS nuk do godiste nëse do shihte gjokset e tua”. Kjo me siguri do të jetë arsyeja që reperi nuk dëshiron që Elita të intervistojë sërish Milaim Zekën.
https://www.instagram.com/p/CGRk_4LgCFW/?igshid=1k6ta1ertb8g