Këngëtarja e njohur kolumbiane e “pop-it”flet për lidhjen e saj me Gerard Pique dhe virtytet e lojtarit katalanas, që e joshën atë. Pique dhe Shakira kanë qenë në qendër të vëmendjes së medias në lidhje me marrëdhëniet e tyre, të cilat filluan të qarkullojnë në përkim me Kupën e Botës, të mbajtur vitin 2010. Sot ata janë prindër të dy fëmijëve, Milano dhe Sasha. Pikërisht, Shakira, e pranishme në promovimin e filmit të Disney, “Zootopia”, dha një intervistë për revistën “Love”, ku zbuloi se çfarë i pëlqen më tepër te bashkëshorti i saj futbollist, Pique.“Është një njeri shumë bujar dhe i besueshëm. Unë e di se gjithmonë mund të mbështetem në të. Gerard kujdeset aq shumë për fëmijët dhe për mua. Që kur linda Milanin, ai më ka ndihmuar për t’i ndërrruar pelenat, ka luajtur si fëmijë me fëmijët. E kam admiruar gjithmonë karakterin e tij të madh dhe entuziasmin për jetën, por edhe të qenurit një babai i butë,” – pohoi këngëtarja.Por, lavdërimi për partnerin e saj nuk përfundon këtu. “Gerard është,një njeri me karizëm të madhe dhe më zgjon shumë pasione, kur ndodhet me mua. Është një njeri shumë i vërtetë dhe ka një ndjenjë të madhe të humorit,” – shtoi ajo.