Moderatorja e njohur, Vilma Masha ka ndarë së fundmi një moment nga ambientet e punës së saj duke pozuar pranë një biçikletë.
“Ja si jemi katandis, por te pakten me kete shkojme me shpejt ne shtepi?”, ka shkruar Vilma krah postimit të fundit ku shfaqet e veshur me nje fustan në ngjyrë jeshile dhe mjaft e buzëqeshur.
Masha ka treguar me postimet e ndryshme shqetësimin e saj lidhur me trafikun që shkaktohet në kryeqytet dhe veshtirësitë që lindin prej tij duke u vonuar për të mbërritur në shtëpi deri në dy orë.
Kësaj here moderatorja ka zgjedhur ta përçojë mesazhin e saj me dozat e humorit që e karakterizojnë edhe në daljet e saj publike./revistawho.com