Tetori mbyllet me Hënën e plotë në shenjën e Demit e cila na sjell përpara situatave dhe ngjarjeve të papritura. Çështjet ekonomike dhe financiare dalin në plan të parë dhe kërkohet prej nesh të jemi të përmbajtur, të organizuar duke menaxhuar sa më mirë ato. Jemi përpara një situate ku zhvillimi i ngjarjeve dhe problemet ekonomiko-financiare që do të dalin në plan botëror do të na shokojnë. Kjo Hënë e plotë do të na jap një ide në lidhje me ato që do të përjetojmë veçanërisht në pjesën e parë të 2021. Le të riorganizojmë jetën tonë në kushtet dhe rrethanat e krijuara duke e gjetur sigurinë brenda nesh dhe jo në vartësi të të mirave materiale. Sa më e madhe është rezistenca ndaj ndryshimeve që vijnë, aq më shumë do të gjendemi përpara situatave të cilat natyrisht nuk do të na pëlqejnë dhe na udhëheqin në konflikte, në ankth dhe në frikë. Ndikohen kryesisht përfaqësuesit e shenjës së Demit, Akrepit, Luanit dhe Ujorit të lindur në dhjetëditëshin e parë. Le të tregohemi të përmbajtur dhe gjakftohtë si një përgjigje ndaj tensionit ,stresit dhe situatave shokuese që do të hasim. Por le të themi dhe të mirat e kësaj Hëne pasi do të kemi fitime të papritura, surpriza të bukura dhe ndryshime që do të na gëzojnë. Të përfituar do të dalin përfaqësuesit e Virgjëreshës të lindur kryesisht rreth datave 30/8 – 2/9 dhe të Bricjapit të lindur rreth 28/12 – 2/1.
DASHI
Përqendrohuni në sferën financiare duke menaxhuar sa më mirë atë me qëllim që të jeni në gjendje tu përgjigjeni situatave të papritura që mund të paraqiten. Ndërkohë jeni mjaft të favorizuar në marrëdhëniet dhe partneritetet , ku do të keni mundësinë të krijoni lidhje emocionale dhe marrëdhënie të reja. Ndërsa ju të tjerët, të cilët mund të keni probleme në marrëdhëniet ekzistuese është momenti të krijoni një urë komunikimi midis jush. Kujdes në konfliktet dhe tensionet që mund të jenë pasojë e sjelljes apo i qëndrimit tuaj ,veçanërisht me eprorët apo në fushën profesionale.
DEMI
Gjendeni përpara ndryshimeve në jetën tuaj veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës dhe pikërisht kjo Hënë e plotë i thekson më shumë ato. Ngjarje të papritura, situata të tensionuara mund të përjetoni gjatë kësaj periudhe. Tregohuni diplomatë dhe veproni me strategji në qofte se doni të rruani marrëdhëniet tuaja. Gjithsesi situata dhe njohje të reja paraqiten në jetën tuaj mjaft të jeni hapur dhe ti pranoni ato. Veçanërisht ndikohen të lindurit rreth datave 27/4 – 1/5. Hezitimi midis atyre që keni arritur deri tani dhe situatës së re që paraqitet do t’ju shkaktoj pasiguri, ankth dhe tension. Në sferën profesionale si dhe në jetën tuaj të përditshme jeni mjaft të favorizuar ku flirti dhe dashuria u japin nota të gëzueshme. Kujdesuni për një mënyrë jetese më të shëndetshme.
BINJAKËT
Kalimi i Venusit në shenjën miqësore për ju të Peshores krijon kushtet të kaloni momente të bukura dhe erotike. Njëkohësisht ju jepet mundësia të nxirrni në pah talentet dhe krijimtarinë tuaj. Zhvillim dhe përparim premton periudha mjaft të mos çorganizoheni nga çështje që kanë të bëjnë me ndryshime në jetën tuaj të përditshme. Përfitoni nga periudha për zgjidhjen e problemeve familjare dhe personale që ju preokupojnë. Kujdesuni për shëndetin dhe gjeni kohen për rilaks. Nuk përjashtohet mundësia të dal në sipërfaqe diçka që deri tani ishte e fshehtë.
GAFORRJA
Mjaft erotike është për ju Hëna e plotë në shenjën e demit. Një takim apo një njohje të papritur përmes rrethit tuaj shoqëror premton ajo, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Njëkohësisht ju jepet mundësia të bëni një hap të madh përpara në fushën profesionale dhe në planet tuaja krijuese, ndërkohë që dhe fitimet tuaja do të rriten. Kujdes në marrëdhëniet shoqërore dhe miqësore pasi aty mund të dalin papritur disa probleme. Pavarësisht nga disa probleme në familjen tuaj ,shtëpia do të jetë foleja juaj e ngrohtë, ku do të kaloni momente të këndshme me të dashurit tuaj disa herë dhe rreth tavolinës.
LUANI
Me Hënën e plotë në shenjën e Demit vëmendja juaj përqendrohet në sferën profesionale, në të cilën është shumë e mundur të keni ndryshime që do të reflektojnë dhe në sferën financiare. Pavarësisht nga lloji i ndryshime , të dëshiruara apo jo , do të ndiheni të stresuar dhe të tensionuar. Disa nga ju mund të keni probleme me eprorët apo prindërit tuaj. Trajtoni me kujdes marrëdhëniet dhe partneritet dhe mos veproni me nxitim dhe pa u menduar.
VIRGJËRESHA
Hëna e plotë këtë herë është mjaft premtuese për ju dhe veçanërisht për të lindurit në dhjetëditëshin e parë . Perspektiva dhe horizonte të reja si dhe ndryshime të dëshiruara premton ajo. Disa prej jush do të kenë mundësi të shkojnë apo të bashkëpunojnë me jashtë shtetit, pavarësisht nga pengesat e momentit, dhe për disa të tjerë hapen rrugë të reja në fushën e studimeve. Përfitoni nga favorizimi por mos u nxitoni, çdo lloj nxitimi do t’ju udhëheq në gabime. Rritje dhe përfitime do të keni gjatë kësaj periudhe në sferën financiare, ndërkohë që dhe në jetën tuaj emocionale hyjnë persona të rinj.
PESHORJA
Me gouvernatoren tuaj Venusin më në fund tek ju do të keni shumë shanse si në jetën tuaj emocionale ashtu dhe në atë personale . Veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë do të ripërtëriheni dhe do të keni mundësinë të preokupoheni me gjëra të reja dhe më interesante. Pak vështirë është situata për ju të tjerët të cilët do të keni probleme në marrëdhëniet tuaja dhe në ambientin familjar. Përfitoni nga periudha për të rregulluar dhe për të krijuar një urë komunikimi për marrëdhëniet e tronditura dhe përdorni diplomacinë për të ruajtur ato ekzistuese. Problemet këtë herë do të dalin në sferën financiare me detyrime dhe shpenzime të larta dhe të papritura. Nuk përjashtohet mundësia të keni dhe fitime apo mbështetje aty ku nuk e prisni, diçka që do kontribuoj në qetësinë dhe sigurinë tuaj kaq e domosdoshme për ju.
AKREPI
Të tensionuar, me ankth dhe nervozizëm ju gjen kjo Hënë e plotë, e cila zhvillohet përballë jush dhe nxjerr probleme kryesisht në marrëdhëniet dhe partneritetet tuaja. Bëni ndryshimet që duhen përpara se ato të ndodhin vetë, mos u nxitoni të merrni vendime përfundimtare në qoftë se nuk jeni të sigurte për rezultatin dhe kryesisht të mos jeni provokues me sjelljen tuaj. Veçanërisht ndikoheni ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës . Për ju të tjerët ekzistojnë kushte më të mira dhe shanse si në jetën personale ashtu dhe në realizimin e projekteve tuaja profesionale. Jeta intime me të dashurit larg zhurmës dhe dritave favorizohet gjatë kësaj periudhe.
SHIGJETARI
Ngarkesa në punë apo ngjarje të papritura në të dhe në jetën tuaj të përditshme ju nxjerrin jashtë programit dhe ju çorganizojnë. Mos u nxitoni , pasi çdo veprim i nxituar ju udhëheq në gabime, shpërthime apo aksidente të vogla. Kujdesuni më shumë për shëndetin dhe shmangni prapaskenat dhe komentet për të tjerët. Lëvizjet financiare nuk favorizohen deri në datën 7 Nëntor.
BRICJAPI
Mjaft favorizuese është për ju Hëna e plotë e 31 tetorit, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, të cilët nga fundi i vitit të kaluar jeni në fazë rinovimi dhe ripërtëritjeje. Një dashuri e re , një sukses ekonomik si dhe gëzim nga fëmijët tuaj mund t’ju sjell ajo. Ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të jeni të kujdesshëm në sjelljen dhe veprimet tuaja, të cilat mund të shkaktojnë konflikte dhe kontradikta në punë apo në familje . Në fazë ndryshimesh gjendeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë një pjesë e të cilave nuk janë në dorën tuaj. Gjithsesi periudha premton favorizim për të gjithë në fushën profesionale ndërkohë që duhet të jeni pak më të kujdesshëm me shëndetin tuaj.
UJORI
Probleme në ambientin familjar apo në familje mund të paraqiten gjatë kësaj periudhe. Disa prej jush jeni duke bërë ndryshime në shtëpi apo në vendbanim. Gjithsesi stresi, tensionet, nervozizmi dhe një sjellje provokuese nga ana juaj karakterizon periudhën. Anullime por dhe gjëra të reja paraqiten tani. Jeni novator dhe ju tërheq e reja, prandaj keni gjithë mundësitë që të sillni situatën e tanishme në favorin tuaj. Veçanërisht të ndikuar nga kjo Hënë e plotë jeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Mos leni pas dore fushën profesionale duke vendosur një ekuilibër midis saj dhe jetës personale dhe familjare.
PESHQIT
Kaloni një periudhë mjaft premtuese për jetën tuaj personale dhe profesionale . Flirti, dashuria si dhe plotësimi i dëshirave tuaja do të jenë në plan të parë, por dhe suksesi në punë apo në sferën financiare nuk do të mungoj nga jeta juaj. Kujdes gjatë kësaj periudhe duhet të tregoni në marrëveshjet apo kontratat që do të bëni qoftë me fjale apo me firmë. Tregohuni të përmbajtur , të jeni sa më afër realitetit dhe mos firmosni deri në 7 nëntor. Shijoni momente të këndshme me miqtë tuaj dhe në qoftë se situata e lejon bëni dhe një udhëtim të vogël apo të madh ,ashtu siç dëshironi.