Disa javë më parë, Enca njoftoi fansat se kishte thyer këmbën dhe iu nënshtrua një operacioni delikat. Prej atij momenti, këngëtarja i ka sqaruar ndjekësit me etapat e problemit dhe vështirësitë që ka hasur. Tashmë duket se ajo ndihet më mirë dhe siç ka treguar në një postim të fundit, janë bërë 49 ditë që është në karantinë prej gjendjes së saj shëndetësore. Në një postim tjetër, Enca ka treguar shenjat që i ka lënë ndërhyrja që ka bërë. Madje ajo ka menduar ta mbulojë me një tatuazh dhe ka kërkuar mendimin e fansave. Në fakt përveçse si pasion, tatuazhi është parë shpesh si një zgjidhje për shenja të ndryshme që mbeten në trup dhe Enca duket se po e mendon diçka të tillë.
Kujtojmë se edhe në festën e ditëlindjes, Haxhia tregoi se e kishte të vështirë të lëvizte ndaj në të nuk mungoi dhe një person i cili e ndihmonte sa herë Encës i duhej të ndryshonte vendin apo të bënte foto./revistawho.com









