Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur që fundjavën e fundit të muajit tetor ta kalojë në Valbonë së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama dhe djalin e tyre, Zaho.
Ai ka ndarë dje në llogarinë e tij në ‘Facebook’ panoramën më të bukur nga malet e Valbonës, ku dallon buzëqeshja e më të voglit të shtëpisë, Zaho. Ndërsa mëngjesin e sotëm Rama ka publikuar një tjetër foto të djalit duke vështruar pamjen përreth.
Kryeministri ka ndarë disa detaje nga vendi ku ai dhe familja e tij po qëndrojnë këto ditë dhe ka nxitur sërish turizmin vendas, duke treguar se si një familje në Tropojë mirëpret vizitorë shqiptarë e turistë të huaj.
Rama ndan rrallëherë foto me të birin, Zaho duke e mbajtur atë larg vëmendjes së rrjeteve sociale, megjithatë çdo foto e tij tërheq gjithmonë vëmendjen maksimale e të gjithëve, njëjtë si kjo e fundit./revistawho.com









