Mbrëmjen e djeshme u transmetuan në TV Klan episodet e fundit të serialit “Stuhi dashurie”, një serial që u pëlqye shumë nga publikut për tematikën e tij. Pas “Stuhi dashurie”, një tjetër serial shumë i ndjekur dhe që ka thyer rekorde shikueshmërie do të nisë në TV Klan. “Revista Who” bën të ditur se të shtunave dhe të dielave teleshikuesit do të jenë në shoqërinë e serialit “Doktori i Mrekullive”. Ky serial do të nisë këtë të shtunë datë 7 nëntor në orën 20:05. Seriali është cilësuar si një fenomen televiziv dhe tregon jetën e Aliut, një djali të ri autik që është përbuzur, por që arrin të bëhet një doktor gjeni. Në këtë serial luajnë role kryesore aktorë shumë të njohur si Taner Olmez, Onur Tuna, Sinem Unsal, Hazal Turesan etj./revistawho.com







