Julka Gramo i ka futur të gjithë në mendime me postimin e fundit në llogarinë e saj.
“E mbani mend dhuratën e fundit që i keni bërë burrit? As unë. Kalamajtë nuk quhen dhurata, fiksojeni njëherë e mirë në mendje…ose mund t’i përdorni si kartë vetēm vitin e parë të lindjes”, ka shkruar Gramo.
Julka nuk e ka aspak problem të tregojë se u bë një kohë e gjatë që nga hera e fundit që i ka dhuruar diçka bashkëshortit të saj, Andi.
Gramo ndan herë pas here momente të ndryshme me Andin, duke treguar se bisedat më të bukura i shijon teksa pi kafe me të në mëngjes ose pasdite. E mbase edhe ky mendim i Julkës ka vrapuar në mendjen e saj teksa ka diskutuar me Andin./revistawho.com








