E gjithë vëmendja e mediave u kthye drejt Megan Fox dhe Brian Austin Green gjatë festimeve të ‘Halloween’. Çifti i njohur i ekranit u nda vitin që shkoi dhe lajmi u bë publik muaj më vonë. Siç edhe u kuptuan, gjërat mes tyre nuk janë aspak mirë. Brian postoi një foto me fëmijët e tij dhe Megan ju kthye publikisht kundër duke e akuzuar se po përpiqet ta nxjerrë atë si një nënë të keqe.
Pas konfliktit publik, Brian ka falenderuar fansat që i kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve me mesazhet e tyre. Siç duket, gjendja është më e qetë momentalisht. Kujtojmë se Megan dhe Brian janë prindër të tre fëmijëve./revistawho.com








