Ejlyl vendos të largohet nga jetimorja pasi Neriman nuk i pranon motrën dhe vëllain e saj. Feride dhe vajzat përpiqen të bindin Ejlylin të qëndrojë por më kot. Gynej i kërkon para borxh Zehrës por kjo e fundit e fut në një tjetër kurth. Ejlyl vendos të fillojë një jetë të re me Byshrën dhe Metinin në shtëpinë e tyre. Vajzat ndihmojnë Ejlylin duke zhdukur nga shtëpia çdo gjë që i përket Kemalit. Xhemre i kërkon Serkanit të mos e lërë vetëm Ejlylin. Ejlyl përballet me problemet e shtëpisë që tani pasi pronari i kërkon qiranë.
Gynej merr një shumë të majme parash dhe blen ushqime e rroba por nuk i tregon të vërtetën Songylit për prejardhjen e këtyre parave. Feride dhe Toprak i gjenden pranë Ejlylit në këtë situatë të vështirë që po kalon. Songyl dhe Gynej dalin në një darkë romantike. Gynej përgatit një surprizë për Songylin./revistawho.com