Dafina Zeqiri ka një engjëll mbrojtës dhe këtë rol nuk mund ta kishte tjetër kush përveç mamasë së saj. Këngëtarja ka ndarë së fundmi një foto të njeriut më të shtrenjtë, shoqëruar me këto fjalë: “E mbijetuar, luftëtare, engjëll. Gruas që më mësoi të ngrihem dhe të bëj mirë sado mizorë njerëzit janë. Karma do të gjejë gjithmonë një mënyrë se si t’i përgjigjet problemeve të tyre”.
Edhe Dafina mësimet më të rëndësishme i ka marrë nga nëna e saj, e cila ka qenë mbështetja kryesore për këngëtaren përgjatë gjithë viteve të saj në skenë. Me fotot dhe videot e ndryshme, Zeqiri ka treguar se gëzon një marrëdhënie shumë të ngushtë me mamanë dhe pushimet e verës apo aktivitet e tjera i kalojnë bashkë.
Me siguri forca e mamasë së saj, e ka frymëzuar Dafinën të punojë fort dhe të luftojë për gjithçka ka arritur deri më sot, duke u kthyer në një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare./revistawho.com








