Koha fluturon, ama për Ledina Çelon kujtimet e Universitetit të Arteve ngelen ndër më të vyerat. Këngëtarja është kthyer 19 vite pas në kohë me foton e fundit, ku ka pozuar në shkollën e saj në vitin 2001 krah mësuesve.
“Një kujtim me mësuese Ilirjanën dhe Alban Emirin në Akademinë e Arteve të bukura. 2001”, ka shkruar Ledina në foton e fundit ku vetë shfaqet e buzëqeshur në fytyrë dhe me flokët kafë.
Edhe Çelo nuk i ka shpëtuar nostalgjisë së viteve më parë, nga ku ruan kujtimet më të bukura të fillimeve të saj në muzikë. Aktualisht Ledina jeton në Gjermani me familjen e saj, por ky fakt nuk e ka penguar të vazhdojë të sjellë projekte të reja muzikore.
Vetëm pak ditë më parë ajo solli këngën e fundit të titulluar “C’est la vie”./revistawho.com