Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zhdukja e këngëtarit, një telefonatë zgjon shpresat në familje

30/03/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Renato Hamza, këngëtari i muzikës tallava, është i zhdukur që prej qershorit të vitit 2014. Një telefonatë në familjen e tij ka zgjuar sërish shpresat se ai është gjallë. Një femër ka telefonuar duke thënë se Reni është gjallë dhe bashkëjeton me të.  Mamaja e Renit dyshon se telefonuesja është ish­e dashura e Renit, R. Daullxhiu, e cila mund të ketë gisht në zhdukjen e të birit.





Znj. Silvana, keni mësuar ndonjë të re për vendndodhjen e Renit?

Disa ditë më parë një telefonatë anonime më rizgjoi shpresën se Reni është gjallë. Një numër privat më telefonoi dhe një zë vajze dhe më tha se bashkëjetonte me Renin dhe se ishte edhe shtatzënë. Ajo më pyeti se nëse doja të flisja me Renin. I thashë se dua të flas me të, dhe në atë moment ajo më vinte këngët e tij.


Ju dyshoni se është ish­e dashura e tij? Çfarë kërkonte në veçanti gjatë kësaj telefonate?

Më thoshte që të vinte në shtëpinë time që ta shohë nusja e Renit që është shtatzënë. Madje më pyeti nëse unë e pranoja si nuse. I thashë që nëse vjen me Renin dhe ai të do, të pranoj. Vetëm dua të shoh djalin tim, por do të bëj çfarë të dojë ai.

Po më pas, si vijoi telefonata?

Kur i thashë që dua të flas me Renin, ajo më tha që ai është në Angli për momentin. Këtu dyshova se kjo telefonatë e bërë me qëllim, ishte nga R.D., ish­ e dashura e tij. E njoha nga zëri. Sa herë hapet çështja e Renit, po kjo vajzë më del përpara mendjes dhe më shqetëson në telefon.

Po pse dyshoni tek ajo?

Unë nuk e doja këtë lidhje. Kur Reni kishte lidhje me të para se të zhdukej, ajo më kishte thënë që nuk do ta shohësh më djalin me sy. Madje rreth një muaj më parë ajo mori djalin në telefon dhe i tha se e ke radhën ti tani. Si mund të mos dyshoj me këto fakte?

Sapo mbarova telefonatën, shkova në Polici. Një ditë më pas më thanë se kishin shkuar në banesën e saj në Tiranë, por nuk ishte.

A dyshoni se Reni mund të ketë vdekur?

Kam dyshime për kufomën që u gjet në Babje të Librazhdit një vit më parë. Kërkoj nga shteti që t’i bëhet AND­ja pasi kjo ish­e dashura në kohën që është zhdukur Reni, deklaroi se ishte në Pogradec. Kam bindjen se e kanë vrarë dhe e kanë hedhur atje në ferrat e Babjes.

 

Tags: i zhdukurkengetartelefonate
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Next Post
Leonora Jakupi mbështet gratë e dhunuara, nderohet nga Jahjaga (Foto)

Leonora Jakupi mbështet gratë e dhunuara, nderohet nga Jahjaga (Foto)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera