Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Greiss Petroviç: Momenti im më i lumtur mes një viti të errët

20/11/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 6 mins read
A A

Nga revistawho.com / Fotot: Renuar Locaj / Grimi: Grace Beauty Center





Kur duket se ky vit nuk do ketë më se me çfarë të na habisë, se përse ndodh diçka në moment të fundit. Për shembull kemi gjithçka gati me kopertinën e revistës “Who”, një servis të jashtëzakonshëm me një mami modele në ditët e fundit të shtatzënisë bashkë me vajzën e saj të parë dhe ndërsa i japim dorën e fundit intervistës, çfarë ndodh?! Greiss na njofton se e gjitha familja e saj është pozitive me Covid (madje edhe vetë ajo).
“Syri i keq”, – thotë ajo me shumë qetësi. Pa asnjë vend për panik, do të kalojë dhe kjo e keqe, ndërsa nga 2020-ta Greiss do ketë shumë e shumë për të kujtuar. Do ta kujtojë si vitin kur ende nënë e re e të voglës Emel, kishte shumë e shumë plane për kompaninë e saj të modeleve. Por që iu desh t’i ndryshonte, jo siç ndryshoi e gjithë bota planet për shkak të pandemisë, por sepse fiks në kohën kur të gjithë ishin të izoluar nëpër shtëpira dhe ishin në ankth për jetën, ajo mësoi se një jetë e re kishte nisur brenda trupit të saj… Planet profesionale janë shtyrë për më vonë, teksa vetëm pas pak ditësh djali i saj do të vijë në jetë dhe ajo është gati ta presë siç duhet dhe të mos kujtojë asnjë të keqe prej këtij viti: ta fiksojë në memorien e vetë dhe të të gjithëve me një set siç mund ta bëje vetëm një modele (realizuar nga Renuar Locaj) dhe me një intervistë për “Who”, që do i kujtojë gjithmonë ditët e ëmbla.

Cili ishte mendimi i parë kur mësove se do të bëheshe nënë për herë të dytë?
Përshëndetje Who, ju falenderoj për intervistën.
Kjo ishte një shtatzëni surprizë në kohë pandemie. Sapo ishim izoluar kur mora vesh lajmin që do të bëhesha sërish nënë. Më pushtuan shumëllojshmëri ndenjash: gëzim, frikë se ndodheshim në një situatë të pazakontë, lumturi, por edhe pak keqardhje për Emelin, se më dukej shumë e vogël për t’ju zhvendosur vëmendja.


Kur bebi vjen pa plan, cila ndjesi të pushton e para, gëzimi apo frika?
Në këtë rast, të dyja bashkë.

Kishe bërë ti një plan rreth diferencës së moshës që do kishte fëmija i parë nga i dyti?
Po, kisha vendosur të bëhesha sërish nënë pasi të zhvilloja eventin& spektaklin e 10-vjetorit të “Grace Models”, i cili është vitin e ardhshëm. Por Zoti na surprizoi.

Kujt ia dhe lajmin të parit?
Bashkëshortit tim, Ilirit.

Si ishin muajt e parë?
Mund të them që ishte një shtatëzëni e mbarë, si herën e parë. Por mesa duket na kapi syri i keq, momentalisht tani në ditët e mia të pritjes na zuri Covid-i.

Çfarë atmosfere solli në familjen tuaj gjinia e bebit?
Ooo shumë lumturi, sidomos për gjyshërit, pra familjen time, sepse ne jemi tri motra dhe kemi vetëm mbesa dhe mezi po pritej një djalë. Po ashtu edhe nga famija e Ilirit, kishte kohë që nuk vinin më djem e mezi po e prisnin e mbi të gjitha për znj.Tefta që e dëshironte aq shumë një nip.

A ka ndryshime mes pritjes së një vajze dhe pritjes së një djali?
Mendoj që jo.

Është gjetur emri?
Po, por do ta lëmë surprizë.

Si ia shpjegove vajzës rritjen e një bebi brenda barkut tënd?
Emel është shumë e vëmendshme dhe e ndjeshme nga çdo gjë që ndodh në shtëpi.
Ne flasim me të dhe i shpjegojmë të gjitha ç’ka ndodh në mënyrë që ajo t’i kuptojë sa më lehtë. I tregoj gjithnjë të vërtetën edhe kur duhet të largohem për në punë apo diku tjetër. Ajo e kuptoi shumë mirë që diçka po ndodhte kur barku po rritej dhe ne filluam t’i shpjegonim që ajo do bëhej me një vëlla, që brenda barkut të mamit po rritej një bebe, ashtu kishte ndodhur me Emelin etj, etj.

Si e ka përjetuar ajo pritjen e pjesëtarit të ri në familje?
E lumtur, këto ditë po kërkon ta ketë në krahë (dua bebin më thotë) dhe vjen e më puth barkun.

Po të kemi parasysh moshën e saj të vogël, vetëm dy vjeç, ka pasur nga ato pyetjet e çuditshme të tipit “pse e ke ngrënë bebin”?
Jo, në fakt s’ka ndodhur. Madje kur ajo ha diçka vjen ma drejton te barku e thotë t’i japim edhe bebit, ose ma jep mua.

Është Emeli gati të ndajë hapësirën, lodrat dhe dëshirat me vëllain e vogël?
Mendoj që po, por kjo mbetet për t’u parë, sepse thonë që ky moment është tepër delikat ku fëmija bëhet paksa xheloz për bebin e ri që vjen në shtëpi.

Nuk është e thënë që të gjithë fëmijët të jenë domodoshmërisht xhelozë, por thonë që i madhi jo gjithmonë e përjeton mirë praninë e të voglit. Kanë filluar xhelozitë e para tek Emeli?
Shumë pak herë mund të ketë shfaqur në një lloj forme, por unë, dhe jo vetëm, e gjitha famija mundohemi të jemi të kujdesshëm në këtë pikë.

Po jetojmë një periudhë të vështirë për të gjithë, por për një grua në pritje të ëmbël mes frikërash, dyshimesh e sulmesh hormonale, pandemia nuk duhet të jetë e lehtë. Si po e kalon ti? Çfarë të frikëson më shumë?
Deri tani isha e qetë, më mundon vetëm frika që mos të kapi kjo pandemi bebin dhe Emelin.
Uroj që ky i mallkuar Covid të kursejë fëmijët në mbarë botën.

Kush te ka qëndruar më shumë pranë gjatë kësaj kohe? Me kë i ke ndarë dyshimet, pasiguritë, pyetjet?
Me familjarët sigurisht, kryesisht me motrat, por edhe me 3 mikeshat e mia më të ngushta.

Një mami mes modelesh nuk është realitet i zakonshëm. Është presion për ty që të kujdesesh edhe më shumë për peshën, dietën, ushqimin?
Jo, në momentin që unë kam marrë vesh që po bëhesha sërish nënë nuk kam menduar për peshën apo dietat. Ky është një moment ku primar është foshnja që do të vijë, është gjëja më e jashtëzakonshme që mund t’i ndodhë një gruaje. E rëndësishme është të jemi të dy të shëndetshëm, të tjerat rregullohen gjatë rrugës.
Njëlloj kam vepruar edhe në shtatëzëninë e parë. Por mendoj që ardhja në formë shumë e shpejt është kryesisht genetike dhe mënyra jotë e përkujdesjes jo vetëm gjatë shtatëzënisë.

T’ia nisësh nga fillimi është emocion i bukur apo frikë?
Të dyja bashkë.

Çfarë të ka mësuar mëmësia?
Pafundësisht! Kam mësuar shumë në lidhje me kujdesin ndaj fëmijës, por më ka bërë dhe më të ndjeshme e të përgjegjshme. Mbi të gjitha me ka bërë të kuptoj prindërit shumë më mirë.

Çfarë do bësh ndryshe në rritjen e fëmijës së dytë?
Asgjë, të njëjtin përkushtim si më parë.
Do përpiqem mos të panikosem për çdo gjë.

Ia ke blerë të gjitha rrobat?
Këtë radhë zura mend, i kam blerë deri në 4-5 muajsh, në mënyrë që mos të më shkojnë blerjet kot…të njëjtin gabim që bëjmë të gjitha mamat për herë të parë.

A do përdorësh edhe veshjet e vajzës apo beb i ri veshje të reja?
Po ‘body-t’ që janë ngjyra neutrale, çarçafë, apo krevatin dhe karrocën do përdor të njëjtat.

A po pret tashmë valixhja te cepi i dhomës, gati në çdo moment?
Po, kemi rreth një javë që jemi gati. /revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Next Post
Deri tani, Arbana është fshatarja më e lezetshme e ditëlindjes së Besit

Deri tani, Arbana është fshatarja më e lezetshme e ditëlindjes së Besit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera