Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre 26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani! 26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve 26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes! 26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet  26/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

E vërteta/ Ja cilës kolege ja vodhi Nora Istrefi hitin “Sa t’kom dasht”

30/03/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
E vërteta/ Ja cilës kolege ja vodhi Nora Istrefi hitin “Sa t’kom dasht”

Ende pa u publikuar kënga e re e Nora Istrefit pati një zhurmë mediatike për sa u përket ngatërresave që ndodhën deri në momentin final të prezantimit të saj. E me gjithë shkrimet që u bënë për të, Nora vazhdon të gënjejë për realizimin e kësaj kënge që, në fakt, nuk është aspak krijim i “atyre djemve” që pretendon Nora dhe as i Norës, meqë vazhdon të thotë që “beat”-in e ka zgjedhur vetë. Në një intervistë të dhënë në Klan Kosova për Alaudin Hamitin, ajo nuk ka treguar aspak të vërtetën për mënyrën se si erdhi për publikun kjo këngë. Pak javë më parë, rtv21.tv, publikoi një lajm për mënyrën se si Nora ia mori paturpësisht këngën e realizuar nga kompozitori Flori Mumajesi, mikes së saj Leonora Jakupi. Shkak për prishjen e marrëdhënieve mes tyre ishte pikërisht kjo këngë, por Nora vazhdon të mos e përmendë në asnjë intervistë këtë. Duke mos përmendur gjithashtu që ka paguar në studion e “ThreeDots” shumë më tepër se ç’mund ta imagjinonte për të marrë një refren. Burime për Blitz.al konfirmojnë edhe një herë të vërtetën e kësaj historie. Kënga është realizuar nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin, kjo e fundit ia tregon Nora Istrefit, e cila vrapoi në studio për ta regjistruar pa asnjë lloj të drejte mbi këngën, vjedhurazi. Ndërsa për të disatën herë në intervista thotë që i pëlqeu kënga sapo e dëgjoi në studion ku ka bërë regjistrimin. Nora u kujtua të kontaktonte me krijuesin e këngës në momentin kur u shfaq “teezer”-i i Brunos me të njëjtin refren dhe të njëjtin tekst madje. Aq shumë e dëshironte këtë këngë saqë ka paguar për ta marrë ajo dhe jo Bruno (edhe pse zgjodhi një mënyrë të çuditshme për ta bërë të sajën) e duke qenë se Bruno është pjesë e një studioje që prodhon çdo ditë muzikë, pranoi që këngën ta merrte Nora. Në fakt bëri shumë mirë që vendosi ta mbajë, edhe pse iu desh të paguante shumë për këtë këngë (duke filluar që nga miqësia me Leonorën, pagesa te Three Dots, studioja ku e regjistroi, videoklipi) sepse i duhej një hit që të rikthehej fuqishëm në muzikë. Duket se Norës i kthehen në hite këngët e realizuara nga Flori Mumajesi, “Dy shokë” dhe “Sa t’kom dhasht” dhe ajo e di mirë këtë. Ajo që nuk kuptojmë është pse vazhdon të këmbëngulë që këngën e ka dëgjuar te “Masive Records”, beat-in e ka zgjedhur vetë, tekstin e ka bërë Era nderkohë që refrenin e gjeti gati dhe për Leonora Jakupin nuk thotë kurrë asgjë, kur në fakt këngën tashmë e ka paguar dhe ta gëzojë. / Opinion.al






Tags: KengeNora Istrefivjedh
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre
Breaking News

“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre

26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani!
Breaking News

BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani!

26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve

26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes!
Breaking News

“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes!

26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 
Breaking News

Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 

26/12/2025
Goca, Yll Limani është BEQAR!
Breaking News

Goca, Yll Limani është BEQAR!

26/12/2025
Next Post
33-vjeçarja që nuk ka puthur kurrë

33-vjeçarja që nuk ka puthur kurrë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera