Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Me pajisjet e duhura, punët e shtëpisë shndërrohen në kënaqësi!

25/11/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 8 mins read
A A
Me pajisjet e duhura, punët e shtëpisë shndërrohen në kënaqësi!

A e dini se shtëpia mesatare lan 22 kg rroba në javë dhe 6000 artikuj veshmbathje në vit? Po se personi mesatar hap frigoriferin e tij 15-20 herë në ditë? Këto janë statistika të çuditshme, që nuk na vijnë në mendje. Por përbëjnë rutinat më të shpeshta dhe të nevojshme të stilit tonë të përditshëm të jetesës. Me kalimin e kohës, ditët tona janë bërë më të ngjeshura. Ky është momenti kur “Samsung“ vjen në ndihmë me një linjë inovative të pajisjeve që përdorin teknologji të përparuar dhe inteligjencën artificiale, për të kujtuar rutinën dhe sjelljen e përdoruesve, duke siguruar kështu një përvojë të personalizuar gjatë përdorimit të tyre. Një rëndësi e madhe i jepet modelimit të pajisjes, që të përshtatet në mënyrë të përkryer në çdo familje.





Frigorifer plotësisht i heshtur që i përshtatet të gjitha ushqimeve.


Nëse ju pëlqen stili i sofistikuar i pajisjeve shtëpiake, linja “Samsung RB7300” me një panel të parmë prej inoksi do t’ju kënaqë! Nëse marrim parasysh qoftë dhe performancën e ftohjes, faktin që nuk prodhojnë pothuajse asnjë zhurmë, kombinuar me dizajnin e thjeshtë, por praktik të këtyre frigoriferëve, është e qartë se kjo është ajo që na ka munguar në kuzhinën tonë. Është e rëndësishme të theksohet se këta frigoriferë kanë një thellësi standarde të dizajnit prej 600 mm, prandaj përshtaten në mënyrë të përsosur me dollapët e çdo kuzhine. Dizajni i jashtëm minimalist vazhdon në brendësi të frigoriferëve, të cilët, ndër të tjera, përmbajnë një ekran të fshehur, një raft të sheshtë për verërat dhe kuti dhe kontenierë për ushqimet.


Izolimi me performancë të lartë i teknologjisë “SpaceMax” e bën murin e radiatorit shumë më të hollë. Për këtë arsye, në frigorifer ka shumë më shumë hapësirë. Modelet krenohen gjithashtu me një derë të bukur të sheshtë dhe në varësi të modelit, me një aparat uji të integruar. Falë teknologjive “All around Cooling” dhe “Metal Cooling“, këta frigoriferë me ndarje të veçantë ”Optimal Fresh+“, do të ftohin ushqimin në mënyrë të njëtrajtshme që do të mbajnë freskinë shumë më gjatë. Gjithashtu, është e mundur të keni dy ndarje në frigorifer në mënyrë që të mund ta ktheni ruajtjen e ushqimit në një ritual të veçantë me partnerin tuaj. Frigoriferi është jashtëzakonisht i qetë, pothuajse pa zë,dhe qëndrueshmëria e tij është rritur, gjë që e bën atë një “shok dhome” ideal në planin afatgjatë.

Pasi të njiheni me mundësitë që pajisjet shtëpiake mund t’ju ofrojnë teksa bëni punët e shtëpisë, do të përkëdheleni dhe do të doni të shkoni një hap më tej. Gjëja e parë që do t’ju vijë në mendje do të jetë sasia e madhe e rrobave. Në rast se keni një kod veshjeje në punë, por gjithashtu do të dëshironit të lehtësoni stresin duke u stërvitur më shpesh, rrobat tuaja sigurisht që do të grumbullohen në një shkallë të pabesueshme. Sigurisht, uji dhe konsumi i energjisë elektrike bëhet një element thelbësor në këtë rast.

Makina larëse “Samsung WW9800T” do të trajtojë me sukses të gjitha këto sfida. Makina larëse vjen me teknologjinë “Quick Drive” që zvogëlon kohën e larjes deri në 50% dhe konsumin e energjisë deri në 20%. Falë teknologjisë “EcoBubble”, lavatriçja rrit efektin e detergjentit, madje edhe në ujë të ftohtë. Detergjenti kthehet në flluska, të cilat hyjnë shpejt në pëlhurë dhe largojnë lehtësisht papastërtitë duke kursyer energji. Pastrimi higjienik me avull, i cili ofrohet nga kjo lavatriçe, pastron thellë çdo veshje dhe kështu largon papastërtitë dhe 99.9% të baktereve dhe alergenët. Rrobat lahen plotësisht, duke mbrojtur pëlhurën dhe ngjyrat.

Kjo makinë larëse me teknologjinë “QuickDrive” gjithashtu ka një interface të thjeshtë “Al Control”, e cila sugjeron programet më të përshtatshme të larjes. Teknologjia “AI Wash” përdor sensorë për të llogaritur peshën e rrobave dhe sasinë optimale të ujit dhe detergjentit për larjen e tyre. Përveç kësaj, është e mundur të shtoni rrobat që keni harruar të fusni brenda falë derës “Add WashTM”. Deri më tani, ne vetëm mund ta ëndërronim diçka të tillë.

Bëni mirë të dini se me blerjen e pajisjeve shtëpiake “Samsung” mund të prisni edhe pesë vjet garanci për rehati. “Samsung” beson tek cilësia që krijon dhe për këtë ju jep 5 vjet garanci për frigoriferë, lavatriçe, pajisje inkaso kuzhine, për modele të caktuara të fshesave me korrent nga “Samsung”, që blihen në periudhën nga 01.09 deri në 31.12.2020, si dhe për pajisje tharëse dhe pajisje të kombinuara për larje-tharje të blera në periudhën nga 01.10.2020 deri më 31.12.2020.

https://www.samsung.com/al/offer/5yw-promo/

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
Next Post
The Weeknd akuzon ‘Grammy’s’ për korrupsion pas mungesës së nominmeve, reagojnë zyrtarët

The Weeknd akuzon 'Grammy's' për korrupsion pas mungesës së nominmeve, reagojnë zyrtarët








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera