Jennifer Lopez është fotografuar mbrëmjen e kaluar duke darkuar me partnerin e saj, Alex Rodriguez dhe dy binjakët Max dhe Emme në një restorant në New York. Veshja krejtësisht normale e ylli ndërkombëtar ka marrë vëmendjen e paparacëve si çdo herë tjetër pasi çdo zgjedhje e J.Lo kthehet menjëherë në trend.
Jennifer kishte veshur një kostum sportiv shoqëruar me çizmet ‘Ugg’ dhe në pellush të bardhë mbi të.
Ndjekësit kanë nisur menjëherë të theksojnë se Lopez duket yll në çdo mënyrë të saj, edhe kur vishet me pellush edhe kur shkëlqen në mbrëmjen e ‘Amercian Music Awards’, aty ku shkëlqeu me performancën e ‘Pa Ti’ dhe ‘Lonely’ me Malumën./revistawho.com