Kohën më të lumtur, Adrola e kalon vetëm pranë një njeriu të vetëm. Bëhet fjalë për djalin e saj, i cili ka festuar dje ditëlindjen.
“Para 7 vitesh, ne kete date dhe kete ore une preka mrekulline me dore. O Fryma ime, m’u befsh 100 vjec. Ma gezfosh cdo dite ne jete se pervecse je gjeja me e bukur qe me kane pare syte, je dhe njeriu me i shenjte qe une njoh. Ti erdhe si bekim ne jeten time, se, pavaresisht cdo gjeje qe sjell jeta une e di qe me duhet te qendroj e forte pikerisht qe syve te tu plot jete t’mos ju humbase shkelqimi. Asnje nate nuk mund t’i mbyll syte pa falenderuar Zotin per ty. Ti je jeta ime, shoku me i mire i mamit dhe ne te dy bashke do ja dalim ne cdo gje. Happy birthday biri im!”, ka shkruar Dushi krah urimit për të birin i cili ka mbushur 7 vjeç.
View this post on Instagram
Adrola është bërë nënë në moshë të herët e kjo duhet të jetë një nga gjërat më të bukura pasi tashmë Troi është kthyer në shokun e saj më të mirë.
Në intervista të ndryshme, modelja ka pohuar se momentet më të vështira në jetën e saj kanë qenë ato kur i është dashur të largohet nga djali për shkak të punës./revistawho.com