Vajzat shpëtojnë nga gracka e Kemalit falë Nazanit e cila mbërrin në kohë. Toprak takohet fshehurazi me Ejlylin pa e ditur se Kemal po e ndjek. Ky i fundit mëson se Ejlyl është gjallë dhe përgatit planin e rradhës. Ejlyl përballet me Kemalin dhe e plagos. Vajzat dhe Feride tronditen kur mësojnë se Ejlyl është gjallë.
Zehra kërcënon Selenin me letrën ku Songyl i tregon të vërtetën Gynejit për ndarjen e tyre. Selen bën një plan për të marr hak ndaj Zehras.
Meral mëson se një familje shumë e pasur po kërkon vajzën e tyre që e dhanë në jetimore vite më parë dhe shkon të vizitojë këtë familje duke pretenduar se është vajza e tyre.