Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Një vend bosh në tavolinë”, Selvija kujton Shpatin në nisje të muajit të ramazanit! 19/02/2026
“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës… 19/02/2026
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe? 19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat… 18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë! 18/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Reagimi/ Ermira Mehmeti: Ju tregoj të vërtetën e përgjimit, është montazh

31/03/2016
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Reagimi/ Ermira Mehmeti: Ju tregoj të vërtetën e përgjimit, është montazh

Ermira Mehmeti, politikania më e diskutuar këtë javë, në të gjitha trojet shqiptare, për shkak të shpërndarjes nga media mbarëshqiptare, të një regjistrimi telefonik mes saj dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi, reagon për herë të parë, pas skandalit, ekskluzivisht në dritare.net. “Nuk e kam bërë unë këtë telefonatë. Është pa sens. Është montazh, -thotë Ermira Mehmeti, për dritare.net. Por e zbulova, kush e ka bërë, cili apo cila fshihet pas saj, kush e ka montuar dhe e denoncova ne Prokurori, ne Shkup, këtë të hënë. Tani do më duhet të mendoj me kujdes çdo hap, ndërsa po pres nga prokuroria ta hetoje dhe të zbulojë arsyet e vërteta që fshihen pas këtij skandali”. Mehmeti, tregon se ky montazh ka dalë në media, për herë të parë mes së shtunës dhe të dielës, së javës së shkuar, por ajo është ne dijeni të tij, prej janarit 2016, kohë kur kane nisur kërcënimet për të, kërcënime qe ajo i ka denoncuar të gjitha, në Prokurori. Kërcënimet ishin të njerëzve të nëntokës, të cilët më shantazhuan, tregon Mehmeti. Ermira Mehmeti, ka denoncuar këtë të hënë, montazhin dhe shantazhin. E ka bërë privatisht në Prokurori, jo në emër të BDI. Por është në kontakt dhe ka lajmëruar partinë që përfaqëson në parlament, për situatën. “Do dal nga kjo histori e shëmtuar dhe ju siguroj që nuk mbyllem në shtëpi e të qaj, por do ta çoj deri në fund, për të zbuluar publikisht, kush pretendon të marrë përfitime politike, financiare, duke shantazhuar. Unë nuk tërhiqem, sepse nuk kam asgjë për të fshehur.” – e mbyll prononcimin e shkurtër, Ermira Mehmeti, politikania shqiptare, që sapo i ka hyrë një beteje të gjatë. Ndërkaq Prokuroria e Shkupit, ka pranuar se ka nisur hetimet. Pritet që ajo të flasë pas ekspertizës së materialit të denoncuar nga Mehmeti./dritare.net






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Një vend bosh në tavolinë”, Selvija kujton Shpatin në nisje të muajit të ramazanit!
Breaking News

“Një vend bosh në tavolinë”, Selvija kujton Shpatin në nisje të muajit të ramazanit!

19/02/2026
“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës…
Breaking News

“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës…

19/02/2026
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?
Breaking News

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?

19/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!
Breaking News

Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!

18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!
Breaking News

Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!

18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën
Breaking News

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën

18/02/2026
Next Post
Video/ Ja si e rrahu ish-gruaja e të dashurit Françeska Jaçen

Video/ Ja si e rrahu ish-gruaja e të dashurit Françeska Jaçen








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera