Shumë shpejt Ledri do të bëhet baba për herë të parë, ditë të cilën ai dhe Sara po e presin me plot emocion. Gjatë kësaj kohe të dy kanë qëndruar aktiv në rrjete sociale duke na sjellë momente nga përditshmëria, duke ndarë me ne emocionet dhe planet për të ardhmen.
Sot Ledri ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave nëpërmjet llogarisë në Instagram të Sarës dhe një prej tyre e pyet reperin nëse do ia ndërrojë pelenat të bijës.
“Qysh jo more qikës tem”-është përgjigjur Ledri, tregon Sara.
Ndërkohë jo vetëm kjo përgjigje, por edhe më parë Ledri na ka lënë të kuptohet se do jetë një baba shembullor.
Mjafton të lexoni tekstin e këngës së tij “Si baba”, ku i jep këshillat më të vyera të bijës:
“Po t’kallxoj pak para kohes
Me djalin mat bukur kur njoftohesh
Besom, nuk i dukesh ma cool
Nese pin cigare edhe ik prej shkolles
Kqyr me kon po ngatrrohesh
Se me kan t’rrin ti qashtu bohesh
E nese najher lendohesh, rrzohesh
Kryte nalt se prap ti qohesh
E nese faji jem privatsi ski
Qite n’avantazh edhe bon shoqni
Kjo bote o boomerang
Ckat gjun te kthehet
Bonu gati ti me jep dashni
Se secilin qytet bone ka ni shpi
Po ta lo edhe ni pergjegjsi
Prej momentin qe ti vjen ska mo L.E.D.R.I
Tu jetu permas teje mu m’ki”