Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Marsela Çibukaj ka disa ëndrra fëmijërie për Babagjyshin

27/12/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Marsela Çibukaj ka disa ëndrra fëmijërie për Babagjyshin

Ne nuk e dimë se çfarë i keni kërkuar ju babagjyshit të Vitit të Ri, por Marsela sapo e ndau me të gjithë dëshirën e saj, tek e cila mund të gjejnë veten shumë njerëz.





“Disa herë  të djelave zgjohem herët në mëngjes, vrapoj të ndez televizorin me shpresën që të shoh  aventurat e ” Nils Holgersson”. Zgjohem duke imagjinuar aromën e kulaçëve që më bente mami të djelave në mëngjes. I skuqte mirë e mirë nga të dyja anët dhe akoma të ngrohta mi jepte mbi kapakun tipik të atyre kohërave, kapakun alumin i larë aq mirë me tel saqë kur e kisha në duar pasqyrohej kulaçi, copa e vogël e djathit të bardhë dhe unë bashkë me Nilsin. Mbaj mënd mangallin me prush që kishte salduar vet babi dhe që na e afronte tek këmbët që të rrinim ngrohtë. Ato ishin të djelat më të bukura “ever”. Çdo vit Babagjyshit i kërkoj po të njëjtën dhuratë: të kthehem ndonjë herë e vogël dhe të jetë përsëri e djelë që të mahnitesha përsëri me fluturimet e Nilsit dhe Mårten. Të shihja nga lart Globin ? dhe problemet dhe të humbisja në ndodhit e Çufos. Një e djelë si atëherë kur prisnim Vitin e Ri me padurim për të ngrënë fshehurazi arrat midis petëve të bakllavasë dhe s’na zinte gjumi deri sa me datën 1 plot gëzim prisnim ardhjen e gjyshërve. Pak kthim në fëmijëri, këtë i kërkoj, që të shihja Botën për një të djelë me sytë plot jetë e dashuri sic vetëm fëmijët dinë të bëjnë. Aaa….. do ishte me siguri një super dhuratë ?. Po ju ? Cfarë i kërkuat Babagjyshit ju këtë vit??”, ka shkruar këngëtarja krah fotove të fundit, duke na kthyer pas në kohë e duke i ngjallur të gjithëve shumë nostalgji.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marsela Çibukaj (@marselacibukaj)


Vërtetë që mëngjeset kur Viti i Ri ishte pranë e te gjithë reshtoheshim para televizorit për të parë seriale për fëmijë, kuriozitete apo këngë janë ato që na bëjnë të ndjejmë më shumë mall.

Juve çfarë do i kërkonit babagjyshit? Apo të gjithë gëzojnë dëshirën e Marselës? Vetëm një ditë kthim pas në fëmijëri me kushtin për të gëzuar dhe shijuar dhe njëherë si atëherë./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Këto hapa rreth përdorimit të aloe verës do e shpëtojnë fytyrën tuaj nga problemet me aknet dhe njollat

Këto hapa rreth përdorimit të aloe verës do e shpëtojnë fytyrën tuaj nga problemet me aknet dhe njollat








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera