Kur vjen puna tek dedikimet romantike e fjalët më të ndjera, Elita tërheq gjithmonë vëmendjen në rrjetet sociale. Edhe kësaj here në ditën e lindjes së Gjikos moderatorja ka ndarë një moment special nga seti i tyre fotografik ku reperi shihet duke puthur barkun e Elitës e cila është duke pritur fëmijën e tyre të dytë.
“Urime ditëlindjen dashuria e jetës sime. Të dua”, ka shkruar Elita krah fotos së fundit. Vetëm pak ditë më parë dyshja ndau dhe fotot e fundit të realizuara me djalin e tyre, Zëri, pak para ardhjes në jetë të vajzës./revistawho.com









